Mjafton nje humbje dhe ne Shkoder menjehere kritikat qe leshohen ne adrese te futbollisteve, stafit teknik dhe drejtuesve, jane te pafund.

Keshtu ka ndodhur edhe mbremjen e sotme pas humbje 1-2 brenda ne “Loro Boriçi” ndaj Kastriotit. Zemerimi ne rradhet e shkodranet ka qene jashtezakonisht i madh.

Por nderkohe ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise, Roland Luçi, permes nje postimi ne rrjetet sociale eshte ndalur tek ardhja e lojtareve te huaj tek kjo skuader dhe “injorimi” i shkodraneve qe vijne dhe i mundin brenda ne Shkoder.

Ai e ka patur fjalen per Edon Hasanin i cili i shenoi te dy golat ne ndeshjen e sotme duke mundur Vllaznine dhe duke i dhene fitoren skuadres se tij.

“Keshtu eshte kur kerkon lojtare ne Serbi, Mal te Zi, Bosnje, Maqedoni, Afrike e Amerike dhe harron ata qe jane lindur e rritur ne mes te Shkodres. Vllaznia – Edon Hasani 1-2”- shkruan Luçi ne postimin e tij ne rrjetet sociale./SHKODRA-SPORT.COM/