Shkëlqim Muça debaton me Ermal Barushin, drejtorin e Dinamos. Të ftuar në emisionin Rubrika Sportive, Barushi u shpreh se nuk ka trajner me ato cilësi që ka Vanoli në kampionatin shqiptar.

Një e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Muçës që është shprehur se një trajner matet me rezultatet që merr në fushën e lojës dhe trajneri i ri nuk i ka marrë ende.

Barushi:“Ekipi u ndërtua keq që në fillim, nuk mund të fshihemi tani. Presidenti nuk vjen në stadium pasi kjo nuk është skuadra që ai do. Ai vjen në stërvitje për të parë skuadrën. Presidenti Bardhi vjen nga skuadra e Teutës pas 4 vitesh të suksesshëm. Nuk ka trajner me ato cilësi që ka Vanoli në kampionatin shqiptar”.

Muça: “Ju gënjen mendja juve. Rezultate flasin në fushë. Unë tani e kam dërgjuar për herë të parë si emër. Nuk ka bërë asgjë të madhe, nëse ka qenë drejtor te Udinese e lini drejtor pasi trajneri duket me rezultate”.

Barushi: “Nëse biem nga Kategoria nuk është përgjegjësi e trajnerit Vanoli pasi ai do të jetë trajneri i skuadrës dhe i projektit. Ai punon mbi 16 orë në ditë, jo si trajnerë shqiptarë që presin t’i bëjën gjëmën kolegut pasi e kam telefonin plot”./newsport/