Mbrëmjen e sotme, Kastrioti arriti të mposhtë Vllazninë në Shkodër. Me këtë humbje, ekipi shkodran bën një hap mbrapa drejt objektivave të tyre.

Megjithatë, përveç humbjes, trajneri Elvis Plori ka marrë edhe një lajm të keq gjatë ndeshjes kundër Kastriotit. Mbrojtësi Fallou Diagne nuk do të jetë i gatshëm për duelin e rradhës ndaj Laçit.

Senegalezi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe ndaj Laçit nuk do të jetë në fushën e lojës. Megjithatë, vendin e tij në qendër të mbrojtjes pritet ta marrë Bulatoviç.

Vllaznia po lufton për një vend në Kupat e Europës dhe për momentin renditen në vendin e katërt, me pesë pikë më pak se Kukësi, si edhe do të luajë ndeshjen e dytë ndaj Partizanit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Maringlen ZHIVANI