Pas humbjes kundër Kastriotit në Shkodër, tifozët e Vllaznisë kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Akuza jo vetëm trajnerit Plori, por edhe lojtarëve të skuadrës.

Në faqen zyrtare të Vllaznisë në Facebook, rreth më shumë se dy orë e gjysmë pas përfundimit të ndeshjes janë shkruar mbi 170 komente nga tifozët shkodranë, 95% të të cilave kundër skuadrës, lojtarëve dhe Plorit.

Humbja ndaj Kastriotit në shtëpi, duket se i ka krisur përfundimisht marrëdhëniet e klubit shkodran me tifozët e Vllaznisë.

Megjithatë, tifozët duhet të jenë pranë skuadrës nè këto momente të vështira. Të kritikosh është gjëja më e lehtë, por Vllaznia ka nevojë edhe për to sepse sezoni ende nuk është mbyllur dhe ajo mund t’i arrijë objektivat.
Maringlen ZHIVANI