Debati mbi sponsorizimin e sporti, fondet nga qeveria shqiptare dhe “Ligji për Sportin” ka nisur sërish. Futbolli në Shqipëri nga indiciet e deri tanishme rrezikon kolapsin ekonomik nëse nuk ka ndërhyrje të menjëhershme.
Drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti në studion e emisionit sportiv “Pressing” është shprehur se financimi nga shteti dhe lehtësirat prej tij janë të pakta. Teksa u premtuan shumë gjëra, tjetër u kërkua dhe tjetër gjë doli tha Shyti ndër të tjera.
“Ndërhyrja e Qeverisë ishte e shumë-planëshe. Premtonte dhe duhet të premtonte rritjen e financimit. Konkretisht, 45 lekë janë të shtetit dhe 55 të financiuesit. Më parë, 15% ishin të sponsorizuesve, 85 të shtetit. Sot është bërë më mirë. Një kompani që thotë kam sponsorizuar, le të më sjellë një dokument që e vërteton. Nuk besoj se ka një kompani të tillë.
Shteti të rrisë paratë që ka për sportin. Sot, lekët e shtetit, duhet të jenë të paktën 10 milion euro. Është kërkuar që shteti të mos marrë paratë e privatit. Nëse sportisti merr 5000 euro nga privati, shteti të mos i marrë 15%. Tani, është e vërtetë, por ne po themi që shto lekët e shtetit, shto kushtet që privati të investojë. Teknikisht, është rregulluar aspekti teorik i financimit.
Në planin makro, sporti nga gjithë kjo tentativë e nisur seriozisht nga Kryeministri, përballë futbollit dhe të tjerëve. Ky seriozitet, zbriti në një situatë pothuajse qesharake. U premtua gjel deti, doli kofshë harabeli”./newsport/









