Kengetari i mirenjohur shkodran Sidrit Bejleri ka zbuluar nje fakt shume interesant gjate emisionit “Pressing” ku eshte i ftuar sonte.
“Jam duke perfunduar nje kenge per Vllaznine, e cila eshte orkestruar nga i mirenjohuri Shpetim Saraçi. Dikush mund te thote a do ta nxjerrim kete kenge edhe nese Vllaznia nuk del kampion?
Une them se po, duhet ta nxjerrim sepse hera e fundit qe Vllaznia ka patur nje kenge te saj eshte para 20 vitesh dhe eshte kenduar nga Bujar Qamili.
Kjo skuader e meriton nje kenge te re, per gjithe ate çfare ka dhene kjo skuader ne keto vite, per gjithe ato vuajtje e sakrifica te bera nga futbolliste e trajnere te saj”- ka thene Bejleri.
Dhe kjo padyshim qe eshte diçka shume e bukur sepse Vllaznia e sivjetme po prodhon shume risi dhe nje e tille eshte edhe kjo kenge e re qe po behet gati te publikohet./SHKODRA-SPORT.COM/