Egnatia “godet” sërish në merkato. Prezantohet Renato Malota. Pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Laçit, Renato Malota nuk mbetet për shumë kohë një lojtar i lirë. Pak ditë pas lamtumirës me bardhezinjtë, mbrojtësi lezhjan zyrtarizohet tek Egnatia, aty ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

33-vjeçari ka firmosur për dy vitet pasuese me rrogozhinasit të cilët po hedhin themelet e një skuadre me objektiva të mëdha për kampionatin e ri.Ai eshte prezantuar nga presidenti Demrozi dhe drejtori teknik Shtubina. Ky i fundit kishte gati dy muaj qe kishte arritur akordin me mbrojtesin lezhjan por firma e shty pas ndeshjeve te Europes qe ai zhvilloi me ekipin e Laçit.

Malota e ka nisur te Besëlidhja futbollin profesional dhe më pas ka qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar me skuadra si Partizani, Dinamo, Kukësi, Vllaznia dhe së fundmi Laçi.

Tek Egnatia, Malota nuk do të gjejë një mjedis fare të panjohur pasi do të ribashkohet me lojtarë me të cilët ka luajtur vitet e fundit te skuadra e Laçit, si Musta apo Sherri.