Sherif Kallaku vishet bardheblu. Mesfushori durrsak që regjistroi 13 ndeshje dhe 1 gol me fanellën e Partizanit, nënshkruan me kampionët ku ze vendin e Ennur Totre.

Kallaku largohet si lojtar i lirë nga Lokomotiva e Zagrebit dhe kartoni i tij nuk i kushton asnjë qindarkë Tiranës që kompletohet me një lojtar të rëndësishëm në prag të startit të sezonit.

Tek Partizani sezonin e kaluar ai luajti si i huazuar, por duhet thene se nuk tregoi asgje nga vlerat e tij, pikerisht ato vlera qe pat shfaqur ne fushe gjate kohes qe ka luajtur me Teuten.

Pavaresisht ketij fakti, ka qene trajneri Orges Shehi qe e ka kerkuar kete lojtar duke u shprehur edhe ne media se “di ta sjelle une ne forme Kallakun” dhe per kete arsye, drejtuesit bardheblu ia plotesuan deshiren duke firmosur me te.

Tashme mbetet per t’u pare nese vertete do te rikthehet Kallaku ai i diteve me te mira apo jo. Tek Tirana kane besim ne aftesite e tij dhe jo me kot qe nga sot do te jete pjese e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/