Pak dite me pare vete lojtari zyrtarizoi permes nje postimi largimin e tij nga Vllaznia dhe te gjithe menduan se destinacioni i ardhshem i Eraldo Dedes do te ishte Flamurtari i Vlores, por jo.

Ne fakt, 20 vjeçari shkodran do te mbese serish ne Vlore, por jo tek skuadra legjendare. Faqja “Superliga shqiptare” ka bere te ditur se ish- lojtari i Vllaznise ka firmosur sot per ekipin e Orikut.

Nje gje e tille mbetet vetem per t’u zyrtarizuar nga ana e paleve. Deda do te kerkoje te tregoje vlerat e tij tek kjo skuader dhe te evidentohet per cilesite qe zoteron, ne menyre qe neser a paneser te rikthehet serish te Vllaznia, por kete here ne nje nivel krejt tjeter.

Ai konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme, por te skuadra shkodrane nuk ka patur hapesirat e duhura dhe si rrjedhoje, ne bashkepunim edhe me drejtuesit e Vllaznise ka rene dakord qe te largohet per ne nje skuader tjeter.

Ndonese fillimisht u perfol se kjo skuader do ishte Flamurtari, ku luajne aktualisht disa futbolliste shkodrane, por Deda mesa duket ka zgjedhur te jete pjese e Orikut po ne kategorine e pare ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/