Pavarësisht zhgënjimit që dhuruan pasditen e djeshme në ndeshjen ndaj Teutës, shoqëruar me lojë të dobët dhe mbi të gjitha me humbje, futbollistët e Vllaznisë sot e kanë patur ditë pushimi. Pritej ndoshta që të ishte ndryshe dhe të kishte ndonjë analizë apo dhe stërvitje por jo.

Stafi teknik ka vendosur t’i lërë pushim lojtarët dhe nga pasditja e nesërme do të nisin përgatitjet për sfidën e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Situata edhe në rradhët e futbollistëve në fakt nuk ka qenë e mirë sepse ata janë të përgjegjshëm se ka qenë faji i tyre për atë paraqitje të dobët që bënë ndaj durrsakëve. Pritet reagimi i tyre tashmë sepse ata i kanë mundësitë për ta bërë një gjë të tillë.
© shkodrasport.com