Vushtrria arriti të mbyllte një sezon mjaft të suksesshëm duke siguruar ngjitjen në elitën e futbollit të Kosovës. Një rol kryesor në këtë sukses, padyshim që kishte edhe trajneri shkodran Samuel Nikaj, i cili duket se nuk do të vazhdojë më me Vushtrrinë.

Ka qenë vetë trajneri ai që e ka bërë të ditur diçka të tillë duke njoftuar largimin nga skuadra për shkak të situatës së krijuar ku janë larguar shumë drejtues dhe futbollistë të rëndësishëm.

“Duke parë situatën e krijuar në klub, me tërheqjen e kryesisë, largimin e disa lojtarëve të rëndësishëm e shoh të pamundur qëndrimin tim në klub.

Prandaj po tërhiqem me përshtypjet më të mira për qytetin e Vushtrrisë, për bashkëpunëtorët e mi dhe për të gjithë lojtarët pa përjashtim, pa harruar tifogrupin FORCA.

Shpresoj që situata të ndryshojë për mirë dhe skuadra të vazhdojë me sukses rrugëtimin në Superligë. Respekte Vushtrri”, shkruhej në postimin e Nikajt. /VipSport/