Dinamo luan nesër në 17:15 me Kukësin në transfertë. Sfida e javës së 34 do tregojë neës Blutë do kenë ende shanse për mbijetesë, apo do jenë zyrtarisht në Kategorinë e Parë.

Përpara duelit, trajneri Vanoli ka marrë një lajm jo të mirë. Gardiani i ekipit, Simon Simoni ka kryer dje një operacion. Problemet me apendicitin e kanë çuar 17 vjecarin drejt bisturisë, duke qenë mungesë e sigurt për nesër.

Tanimë në portë pritet Harizaj, që e humbi vendin e titullarit pas paraqitjeve të mira të Simonit. Megjithate ky i fundit pritet te rikthehet shpejt sepse siç dihet, apendiciti nuk merr shume kohe per rikuperim.

Per portierin lezhjan me origjine nga Puka, kohet e fundit eshte shtuar shume interesi nga ekipet e huaja dhe nje mungese e gjate e tij ne fushe do te sillte pasoja, por shpresat jane qe te mos ndodhe keshtu.