Erzeni mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së shtatë të Kategorisë së Parë ndaj Veleçikut ditën e djeshme. Shijakasit mposhtën me rezultatin 2-1 miqtë duke arritur në kuotën e 9 pikëve që e çon në vendin e katërt në Grupin A.

Por, ajo çfarë ka mbetur si kujtim I paharrueshëm nga kjo sfidë ka qenë goli i futbollistit të Erzenit Jurgen Goxhaj.

Pas një goditje këndi të ekzekutuar, lojtari ka kontrolluar topin dhe ka gjuajtur fluturimthi topin me këmbë në hyrje të zonës duke shënuar një supergol.

Padyshim, që ky gol do të mbajë peshën e njërës prej “perlave” më mahnitëse të këtij sezoni në Kategorinë e Parë.

Veleçiku nga ana e tij u perpoq shume per te marre te pakten nje barazim, por nuk ia doli. Goli i shenuar nga Balaj me 11-metersh ne minuten e 77-te i dha shprese koplikasve por jo.

Gjithsesi edhe dje, ata jane paraqitur denjesisht ndaj nje tjeter ekipi pretedent duke treguar edhe njehere tjeter se jane ne rrugen e duhur per te qendruar ne kete kategori.