Ne pamje te pare, jane ato qe duhet “t’ia dine per nder” Vllaznise qe u dha mundesine per t’u bashkuar me te tashme ne rolin e trajnerit, por ne fakt eshte ndryshe. Duhet te jete Vllaznia ajo qe duhet “t’ua dije per nder” ketyre lojtareve qe bejne pjese ne stafin e saj.
Dy djem qe i kane treguar vlerat e tyre ne fushen e lojes si sportiste dhe tashme do te mundohen t’i tregojne edhe si trajnere. Vioresin Sinani dhe Auron Miloti nuk kane shume kohe qe i kane hyre fushes se trajnimit, por e kane marre me shume deshire.
Duke patur perkrah nje emer si Mirel Josa prej te cilit kane se çfare te mesojne, kjo dyshe po mundohet te beje me te miren me skuadren. Djersijne sebashku me futbollistet ne stervitje, mundohen t’i ndihmojne ato per t’u rritur nga ana profesionale dhe kuptohet qe deri tani gjerat po shkojne mire.
Ne fund te fundit, çdo futbollist i Vllaznise ka se çfare te mesoje nga keto dy figura, per te cilet ne rradhe te pare duhet te tregojne respekt si emra te shquar te futbollit shkodran dhe pastaj edhe si trajnere te tyre.
Perpos kesaj, kjo dyshe i ben mire Vllaznise edhe ne aspekte te tjera. Sinani e Miloti jane emra te cilet kane fituar respektin e te gjitheve dhe nuk do “e ulin steken” tashme ne pozitat e reja, por do kerkojne te tregojne se edhe aty dine te jete te suksesshem./SHKODRA-SPORT.COM/