Gazetari dhe analisti i njohur, Lirim Zalla, është i ftuar në studiot e ABC News në emisionin Pressing, aty ku foli për kombëtaren e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Zalla tha:

“Ka vetëm një gjë: Përballë këtij ekipi kombëtar, ka një komb të tërë. Ata që jetojnë në Shqipëri, ata që jetojnë në Europë. Ti nuk mund të thuash se po luaj me Andorrën në Shqipëri që të shoh a dinë të luajnë lojtarët apo jo? UEFA ka data për ndeshje miqësore, aty t’i shikojë.

Nuk ka dështuar sot kombëtarja e Shqipërisë, por trajneri. Sot Anglia luajti kundër Malit të Zi, Kane nuk e donte pushim? Ai luajti, bëri tre gola dhe la zemrën në fushë për kombëtaren e tij. Kemi pasur një trajner që dështoi. Erdhi Reja dhe bëri shumë mirë, por sot Reja gaboi.

Andorra është lagje e vogël, nuk mund të justifikohet aspak ky rezultat. Të merren masa. Kombëtarja nuk është e askujt! Ku është Strakosha? Do bësh eksperimente me Berishën 32-vjeç?”/abcnews/