Shumë e vështirë për lojtarët e Superiores që të luajnë në elitën e futbollit belg. Pas një aventure aspak pozitive të Kristal Abazajt, kemi edhe rastin e Sindrit Gurit. Ky i fundit nuk është më në planet e Ostendes.
Kjo duket qartësisht edhe nga mungesa e aktivizimit dhe besimit që i jep klubi belg. Sport Ekspres i referohet medias belge “Hln”, qe shkruan se Guri është në listën për t’u larguar në merkaton e janarit.
Ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit, që e ka të vështirë që të transferohet në një tjetër ekip i Shqipërisë.
Abazaj pikerisht per te njejten arsye la Belgjiken dhe iu bashkua Kukesit kete sezon dhe nuk perjashtohet mundesia qe te njejten gje te beje edhe Guri per t’u kthyer ne Shqiperi, pse jo edhe tek Vllaznia.
Megjithate, do te shikohen te gjithe opsionet dhe mbase ai mund te huazohet nga Ostende ne nje ekip tjeter por Guri do te beje çmos qe te binde stafin teknik gjate janarit per ta mbajtur ne skuader dhe per kete do te stervitet fort gjate kesaj periudhe.