Pas detyrave te skautit, zevendestrajnerit, drejtorit dhe trajnerit te Vllaznise, Auron Miloti se fundi ka marre nje tjeter post drejtues. Por kete here jo tek klubi i futbollit.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se prej disa kohesh ai ka nisur pune si keshilltar per sportin i kryebashkiakut Benet Beci. Ne fakt, nje emerim i tille ende nuk eshte bere publik, por Miloti sot eshte shfaqur ne rolin e drejtuesit te ri.

Ka qene pikerisht takimi i numrit 1 te Bashkise Shkoder me ekipin e volejbollit te femrave te Vllaznise dhe ne foton e publikuar dallohet qarte edhe Auron Miloti, perkrah tre pjestareve te tjere te zyres se sportit prane ketij institucioni, Amila Gjyrezi, Alban Neziri dhe Antonio Shabani.

Natyrisht neve nuk na mbetet gje tjeter veçse t’i urojme Milotit suksese ne detyren e tij te re, duke shpresuar qe ai te beje me te miren e tij per sportin shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/