Pavaresisht se jane aty- aty, shume prej specialisteve te studiove sportive ne kryeqytet vazhdojne “ta ndajne” titullin mes Tiranes dhe Partizanit, ndonese nuk eshte mbyllur ende gjysma e gares.

Ata anashkalojne Vllaznine, e cila ndodhet tre pike larg bardhebluve dhe dy pike larg te kuqve. Megjithate opinionisti i njohur Gezim Sinemati, gjate “Procesit Sportiv” ka ngulur kembe se ne kete gare duhet konsideruar si pretendente e forte edhe Vllaznia.

Sinemati ne lidhje me kete teme u shpreh: “Me duket se po i hyjme disi ne hak Vllaznise, kur e paracaktojme dhe themi se pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion jane Tirana dhe Partizani.

Ne nje kampionat si ky i joni, te luash futboll si Vllaznia, nuk ka pse edhe ajo te mos jete nje pretendente forte. I vetmi problem i saj eshte qendrushmeria dhe vazhdimesia ne rezultate. Une do ta konsideroja nje rivale te denje.

Ajo ka tre jave qe fiton dhe nese Josa bashke me ekipin vazhdojne ne kete menyre, une mendoj se kane per te bere mire dhe do te jene kandidate serioze deri ne fund”./SHKODRA-SPORT.COM/