Vllaznia do të përballet me Bylis ditën e nesërme duke nisur që nga ora 13:, takim i vlefshëm për javën e 18-të të Abissnet Superiore. Por sot është një ditë e veçantë te kuqeblutë.
Mjeku i njohur i shkodranëve, Zyhdi Çoba feston 80-vjetorin e lindjes. Përpara stërvitjes së ditës së sotme klubi është kujdesur të surprizojë ikonën e futbollit shqiptarë, teksa i aknë organizuar një ceremoni modeste por kuptimplotë për t’i uruar përvjetorin e lindjes.
“Dita e sotme është e veçantë për një nga ikonat e Vllaznisë, mjekun e njohur Zyhdi Çoba.
Ai feston 80 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, përpara stërvitjes klubi dhe Vllaznia i kanë organizuar një ceremoni të thjeshtë dhe kuptimplote për t’i uruar atij këtë përvjetor të lindjes.
Edhe 100 vite te tjera të lumtura emblema kuqeblu Zyhdi Çoba!”, ka shkruar Vllaznia.