Vllaznia ka vijuar dje me përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Bylisit. Kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e radhës në fushën sportive “Reshit Rusi”, ndërkohë që do të kenë edhe një seancë të fundit para nisjes për në Ballsh.

Në radhët e futbollistëve dhe stafit teknik vërehet një entuziazëm për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Ekipi me përjashtim të treshes Liridon Latifi, Lorik Boshnjaku dhe Darko Bulatoviç, që janë të dëmtuar, të gjithë të tjerët i ka të gatshëm.

Bulatoviç dhe Boshnjaku kanë nisur me vrapime, ndërsa Latifi vijon fazën e riaftësimit. Nga ana tjetër, sulmuesi Ante Aralica vijon të jetë jashtë skuadrës dhe me kroatin po negociohet për prishjen e kontratës.