Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESinemati kundër deklaratës së Xhaferit: Dy vite më parë Vllaznia ishte në...

Sinemati kundër deklaratës së Xhaferit: Dy vite më parë Vllaznia ishte në Kategori të Parë dhe Partizani kampion

Vllaznia fitoi ditën e djeshme minimalisht 1-0 ndaj Partizanit. Pas ndeshjes, drejtori i Partizanit, Olsi Rama polemizoi për numrin e lartë të tifozëve që ishin prezent në stadiumin “Loro Boriçi” në një kohë që nuk lejohen prej pandemisë së Covid-19.

Administratori Alban Xhaferi në intervistë për “RTSH Sport”, thumboi drejtorin Ramën duke u shprehur se nëse luhej me tifozë Vllazia mund të fitonte 30-0. Për këtë deklaratë të Xhaferrit ka folur edhe gazetari i njohur, Gëzim Sinemati që nuk ishte aspak dakortë.

“Unë nuk jam fare dakort me atë deklaratën e Alban Xhaferit që tha po të kishim stadiumin plot do t’i fusnin 30 gola Partizanit.

Po kush je ti që do i fusësh 30 gola se para dy vitesh Vllaznia ishte në kategorinë e parë dhe Partizani ishte kampion”, u shpreh Sinemati në emisionin “Procesi Sportiv”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments