Ndryshimi i trajnereve te Vllaznise, eshte bere teme diskutimi per te gjithe. Gezim Sinemati, gazetari i njohur sportiv, duke folur ne “Procesi Sportiv”, u shpreh se duhen edhe futbollistet te ndeshkohen jo vetem trajneret, ndersa theksoi se mentaliteti qe Plori dhe ekipi i tij, kishin ne ndeshjen ndaj Tiranes, ishte nje mentalitet i gabuar.

“Ne futbollin tone, aq sa rendesi kane gjerat, gjeja me e parendesishme vazhdon te mbetet trajneri, sado qe mundohemi ketu dhe themi qe trajneri te marre vlerat e veta. Une po te kisha gje ne dore, do ndikoja qe edhe futbollistet te ndeshkoheshin, jo vetem trajneret.

Degjova Plorin pas ndeshjes me Tiranen dhe tha qe e kishim papergatitur, sepse menduam qe Tirana e ka fituar kampionatin dhe nuk do luante. Ç’do te thote kjo, ky menalitet?

Ata prisnin qe Tirana te mos luante dhe keta te fitonin. Ne kemi gjithe kohen qe themi ketu, Vllaznia ka nevoje per vazhdimesi, te beje ato lojerat e mira, ato lojerat e bukura qe ka bere dhe nuk ka si vjen me duar ne xhepa, te marre dhurate ne Tirane nga Tirana.

Nuk e kuptova dot me cfare mendesie vjen. Kur e thote trajneri Plori ate, them si guxon trajneri ta thote kete dhe te perfaqesoje nje mendim kolektiv te futbollisteve dhe pastaj mua Vllaznia me cudit shume me kete sjellje qe ka ndaj trajnereve.

Nuk isha shume i bindur kur hoqen Brdariç, pastaj erdhi Plori. Linden dy teori ne Shkoder, qe duhet te ikte edhe zevendesi apo duhet te qendronte.

Qendroi Plori, gjerat nuk shkuan mire, biles shkuan edhe me keq se ç’duhej. Tani heqin edhe Plorin tre ndeshjet e fundit dhe vjen Josa.

Do te thoja qe ata te Vllaznise, domethene me kete mendesi qe kane per trajneret, nuk do i sigurojne kurre ekipit te tyre qendrueshmeri”,-tha gjate prononcimit te tij, gazetari sportiv, Gezim Sinemati.
Maringlen ZHIVANI