Vllaznia e futbollit patjetër që është kryetema e ambientit sportiv në këto momente. Fundi i sezonit, ndërrimi i trajnerëve apo edhe finalja e kupës janë problematikat në kampin shkodran.

Radiokronisiti Edmond Diba ka komentuar së fundmi për situatën tek 9 herë kampionët e vendit, ku shprehet optimist për afrimin e Mirel Joses në krye të pankinës së Vllaznisë.

Dibra tha: “Vllaznia zhgënjeu në performancën e saj kundër Tiranës së fundmi. Në një moment ku pritej një fitore për Europën tashmë çdo gjë është komplikuar.

Them se futbollistët janë përgjegjësitë kryesorë këtu. Ata duhet të tregojnë vlerat e tyre dhe jo të jenë të pa përgjegjshëm kur futen në fushë dhe të pa motivuar siç ishin në ndeshjen e fundit.

Ardhja e Joses ? E shoh shumë pozitive, por jo në kohën e duhur. Duhet të kishte ardhur më përpara, është një njohës i mirë i ambientit në Shkodër dhe një ekspert i futbollit shqiptar.

Më jep optimizëm në fund të këtij edicioni plot ulje e ngritje që shpresoj të mbyllet me kualifikimin në kupat e Europës, pse jo edhe me fitimin e një trofeu”.
Endri ÇINARI