Gazetari i TV Rozafa, Denis Bajraktari eshte i mendimit se largimi i ish-trajnerit Elvis Plori, ishte nje “rrufe ne qiell te hapur”, per menyren se si erdhi. Ne emisionin “Ora Sport”, Bajraktari u shpreh se pritej ndoshta me heret shkarkimi i tij per shkak te rezultateve negative, ndersa theksoi se edhe afrimi i Joses ne krye te stolit te Vllaznise, ishte i papritur.

“Ne fakt,largimi i Plorit ishte nje “rrufe ne qiell te hapur” per menyren se si erdhi, pasi prej disa ndeshjesh, Vllaznia vuante nga rezultatet negative dhe pritej ndoshta me heret, shkarkimi i trajnerit Elvis Plori. Vjen para tre ndeshjeve te fundit te skuadres shkodrane per kete sezon.

Nje levizje qe sic e theksova, qe duhet te vinte me heret, per shkak te rezultateve negative te skuadres se Vllaznise, e cila i eshte larguar disi objektivit per Europen permes kampionatit. Megjithate, levizje e papritur edhe emerimi i trajnerit te ri, Mirel Josa, edhe pse eshte nje emer i njohur ne kampin shkodran.

Eshte e treta here qe do drejtoje skuadren e Vllaznise, Mirel Josa, por eshte nje levizje qe mendohet me shume per sezonin e ardhshem. Ne fakt, largimi i trajnerit Brdariç krijoi shume pakenaqesi ne kampin shkodran dhe tifozet nuk ishin dakord as me emerimin trajner te pare te Elvis Plorit, pasi kerkonin nje ndryshim total te skuadres se Vllaznise, per pjesen e mbetur te sezonit.

Nderkohe qe, ndryshimi i trajnerit pritej prej disa ndeshjesh, qe prej disa humbjeve te trajnerit Plori. Ai ishte brenda objektivave, por ne fakt tashme nuk eshte ne doren e Vllaznise arritja e Kupave te Europes ne kampionat dhe nderkohe qe duket se situata e veshtire e krijuar ne skuader, mund te sillte edhe nje hap fals ne Kupen e Shqiperise, ku me pas edhe nese Vllaznia nuk arrinte Kupen e Shqiperise dhe nese permes kampionatit, e humbet kete mundesi, atehere do te mbetet jashte Kupave te Europes, ç’ka do te ishte nje deshtim per sezonin, per skuadren shkodrane, theksuar edhe nga vete drejtuesit e Vllaznise”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari Denis Bajraktari.

Maringlen ZHIVANI