Paraqitja shume e dobete e Vllaznise ndaj Tiranes, rrokada ne krye te skuadres shkodrane shoqeruar me largimin e Plorit dhe ardhjen e Joses, kane qene temat kryesore te diskutimeve ne emisionin “Sport Show”.

I ftuar ne kete emision ka qene edhe ish- arbitri Mhill Shkembi, i cili ne fjalen e tij nuk ka qene ne gjendje te shpjegoje ate demotivim te skuadres ne sfiden ndaj bardhebluve ku mund te kishin siguruar Europen.

“Trajneri i ri Josa, eshte nje nga trajneret me me pervoje, nje nder me te suksesshmit ne kampionatin shqiptar. Shkodra dhe shkodranet e duan. Ardhja e tij mua me duket e drejte, por nuk e di nese eshte momenti i duhur qe ka ardhur. Besoj qe stafi e ka bere kete levizje duke menduar per te miren e Vllaznis, pasi ishin 15 ndeshje njera me keq se tjetra.

Problemi eshte jo vetem tek Vllaznia por te te gjitha ekipet Shqiptare. Ka faza dhe periudha qe ekipet jane te pamotivuara. Pra problemi i trajnereve nuk eshte puna dhe as cilesia e lojtareve, eshte thjesht motivimi. E gjithe puna varet tek motivimi, sa te afte jane trajneret te motivojne skuadren.

Ne ndeshjen e fundit nuk e kuptuam Vllaznine, ndeshja me Tiranen ishte finale. Me mire te luanin keq ne finalen me Laçin sesa te luanin dobet me Tiranen. Nuk ke pse te mbash shpresa tek kupa kur kampionatin e ke te sigurte. Te mundnin Tiranen dhe e garantonin Europen.

Nga ky demotivim i skuadres se Vllaznise qe ne fillim te kapionatit e deri me sot ka bere qe ajo asnjehere te mos jap maksimumin. Vllaznia nuk ka dhene siguri ne asnje ndeshje ne kete kapionat”- eshte shprehur Shkembi./SHKODRA-SPORT.COM/