Eshte jashte llogjikes sportive qe te largohet trajneri dy javet e fundit dhe para ndeshjes finale te Kupes. Keshtu shprehet nje specialist i njohur i futbollit, trajneri Eduard Zhupa, gjate prononcimit te tij ne emisionin “Ora Sport”.

Sipas tij, te shkodranet nuk funksionon institucioni i trajnerit, marre ne konsiderate edhe largimin e Brdaric. Zhupa u shpreh se ky ndryshim i trajnereve se fundmi eshte nje gabim i madh, ndersa theksoi se nese Vllaznia humb ne ndeshjen finale ndaj Lacit, gjithe pergjegjesia bie tek presidenti Alban Xhaferi.

“Nuk kam degjuar ndonjehere deri me sot, qe te largohet trajneri dy javet e fundit dhe para ndeshjes finale te Kupes, duke qene finalist. Eshte jashte llogjikes sportive.

Mendoj qe ketu nuk funksionon institucioni i trajnerit ne skuadren e Vllaznise. Mendoj se eshte gabim shume i madh, sepse ndeshja finale ndaj Lacit, mund te marre dy situata, mund ta fitosh ndeshjen, por edhe mund ta humbesh ndeshjen.

Ne qofte se, Vllaznia e humb ndeshjen finale ndaj Lacit, gjithe pergjegjesia bie tek presidenca. Zgjedhja eshte jashtezakonisht e gabuar, nga ana taktike dhe teknike po them per sa i perket trajnerit, pastaj nese do marrim emrat, ndryshon puna.

Brdaric ishte nje trajner qe pati nje edicion vitin e kaluar me rezultate te mira, pati nje asistent shume te mire sic ishte Plori, i cili bente pervec pjeses teknike brenda 90-minuta ose stervitjes, bente edhe koordinimin, qofte te perkthimit, qe eshte terminologji sportive, qe eshte shume e veshtire ndermjet lojtareve dhe trajnerit. Eshte pjesa e perkthimit ne stervitje, ne veprime. Eshte pjese shume e veshtire.

Kush ka punuar me stafe qe e di domethene, ku ka miks brenda skuadres, eshte shume e veshtire qe te koordinosh, duke filluar nga trajneret, duke filluar nga futbollistet e huaj, duke filluar nga pjesa e Vllaznise e futbollisteve qe jane brenda Shkodres dhe nga futbollistet e ardhur nga qytetet e tjera. Keshtu qe, ai ka bere nje koordinim shume te mire me sa dime plus qe Plori ka pasur edhe nje avantazh, sepse edhe me Josen ka punuar, ka eksperiencen e duhur, kurse per sa i perket Joses, ai eshte trajner qe ka mbi shpatulla shume kampionate.

Ka eksperiencen e duhur dhe mbase presidenca e Vllaznise per nje ndeshje 90-minuta, duhet nje trajner, i cili te marre Kupen. Pjesa tjeter qe mendoj se eshte disavantazh ndaj Vllaznise, eshte koha shume e shkurter, per sa i perket pjeses se trajnerit te ri, Josa, qe do futet ne skuader.

Mendoj per 10 dite ose dy jave mund te jete. Keshtu qe, njohjen teknike eshte shume e veshtire per ta bere per keto 10 dite.

Megjithate, une mendoj qe eshte nje zgjedhje, qe mbase eshte per here te pare ne Shqiperi. Jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet tjera. Une nuk e kam degjuar ndonjehere qe nje trajner te dale ne finalen e Kupes dhe dy jave perpara se te mbaroje kampionati, te largohet ose te hiqet.

Plori nuk eshte hequr nga ana teknike per sa i perket kontrates, por ka kaluar ne sektor tjeter. Keshtu qe, kjo mbase tregon edhe nje levizje taktike nga ana e skuadres”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri Eduard Zhupa.
Maringlen ZHIVANI