Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESinemati: Nuk e kuptova zgjedhjen e Silvinjos, Roshi u tradhëtua në momentin...

Sinemati: Nuk e kuptova zgjedhjen e Silvinjos, Roshi u tradhëtua në momentin më të mirë…

Gëzim Sinemati ka kritikuar zgjedhjen e bërë nga Silvinjo në lidhje me Odise Roshin. I ftuar në “Procesin Sportiv”, ai tha se i ka bërë përshtypje fakti që Roshi u grumbullua, por u la në tribunë.Collage Maker-12-Sep-2023-07-50-PM-2994

“Po flasim vetëm për anët e mira të Silvinjos, tani të flasim për diçka që më la rezervë. Ka grumbulluar Odise Roshin. Si thirret Roshi dhe tradhtohet në momentet më të mira të tijat?

E kemi vendosur vetëm njëherë si mbrojtës të majtë me Francën. Tani e merr dhe e dërgon në tribunë. Këtë nuk e kuptova dot. Nuk ka dyshim që është rezultati më i rëndësishëm.

Por mos të harrojmë që ishte një rezultat i bukur, jo një lojë e bukur. Ne harrojmë që në Çeki shënuam gol me një gjuatje në portë dhe këtu me Poloninë shënuam dy gola me dy gjuajtje në portë”, tha Sinemati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments