Konkurrentët po përgatiten për sezonin e ri, kampionët gjermanë janë aktualisht në ulje për sa i përket rivalitetit. Mançester Siti nënshkroi me Erling Halandin e Dortmundit.

Sulmuesi ishte dje në Bruksel për një kontroll mjekësor, “BVB” njoftoi transferimin e norvegjezit, duke përfshirë një kontratë pesëvjeçare në fund të kësaj jave.

Jan Age Fjërtoft, bashkatdhetar i Halandit dhe i afërt me familjen, shkroi në “Twitter”: “Më në fund u mor një vendim. Erling Halandi do të luajë për Mançester Sitin sezonin e ardhshëm”.

Reali dhe Bajerni u informuan për vendimin javën e kaluar duke hequr përfundimisht dorë për norvegjezin. Real Madrid i ofron Kilië Mbapesë një pagë monstruoze dhe një bonus milionash. Marrëveshja konsiderohet e sigurt. Dortmundi ka tashmë dy yje në mbrojtje, Niklas Zyle dhe Niko Shloterbek. Verdhezijntë zyrtarizuan dje dhe talentin gjerman, Karim Adejemin nga Salcburgu.

Pyetja e madhe: Ku janë yjet e Bajernit? Zyrtarisht, Mynihu ende nuk ka sjellë askënd. Dy transferime janë pothuajse të fiksuara: Mbrojtësi i djathtë, Nousair Mazraui, si transferim i lirë nga Ajaksi.

Në rastin e talentit të mesfushës, Rian Gravenbersh, Bajerni ende po bën pazare në Amsterdam për tarifën. Holandezët nuk duan ta shesin lojtarin nën 30 milionë euro. Bavarezët duhet të merren me Konrad Laimer të Lajpcigut.

Megjithatë, “RB” do të fillojë të mendojë për të folur me gjermanët duke nisur nga 20 milionë e sipër. Por drejtuesit e Bajernit nuk duan të paguajnë aq shumë.

Mazraui, Gravenbersh, Laimer? Lojtarë të mirë, por jo përforcime që e ndihmojnë ekipin menjëherë. Deri tani ka pasur vetëm një largim të dhimbshëm në vend të kësaj: Niklas Zyle.

Zëvendësues? Asnjë për momentin. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, tha se: “Ne nuk kemi një shumë të pafundme parash. Vazhduam disa kontrata, u përpoqëm të ruanim bërthamën e ekipit. Ne japim gjithçka, por kemi kufij”. Me pak fjalë mos prisni një Bajern të madh!