HomeKRYESORESiti “hap thesin”, Guardola kërkon me çdo kusht lojtarin që vlen më...

Siti “hap thesin”, Guardola kërkon me çdo kusht lojtarin që vlen më shumë se CR7

Mançester Siti është në kërkim të një mesfushori fantazist dhe shumë special që të bëjë diferencën në fushë.

Guardiola ka “piketuar” lojtarin e Real Madridit, spanjollin Isko. Mesfushori 26-vjeçar nuk po kalon një kohë të mirë në “Santiago Bernabeu” dhe marrëdhënia e tij me trajnerin Solari është prishur totalisht. Nuk mund të themi se përjashtohet një largim i tij nga “Los Blancos”, por problem përbën kaluzola e tij.

Më shumë se 100 milionë euro për mesfushorin ofensiv, më shumë se shifra që është shitur Kristiano Ronaldo. Pritet përgjigja e Sitit, që duket se kërkon seriozisht një mesfushor të tillë fantazist, dhe nuk kërkon ta humbas këtë rast në asnjë mënyrë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments