“Bernardo Silva është më i mirë në kampionatin anglez”, kjo ishte deklaratë e Pep Guardiolës një ditë më parë për mesfushorin, i cili ja shpërbleu besimin trajnerit.

Portugezi realizoi dy herë në fitoren 1-3 ndaj Uatfordit. Për “Qytetarët” shënoi dhe Stërling.

Golin e vetëm për Uatford e shënoi Kuço në minutën e 74. Me këtë fitore Siti kap kreun e Premier Ligës me 35 pikë, nisur dhe nga disfata e Çelsit.