Kupa FA i takon Mançester Sitit. “Qytetarët” mundin në finalen e madhe të “Wembly” rivalët e Mançester Junajtid me rezultatin 2-1 dhe tashmë janë vetëm një hap larg “Tripletës”.

Takimi nisi në mënyrën më fantastike për të bësuarit e Guardiolës, të cilët gjetën golin me anë të Gyndogan që në sekondën e 12.

Baraspesha u vendos nga Bruno Fernandesh në minutën e 33’, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 51’ ishte sërish Ilkaj Gyndogan i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke kaluar për herë të dytë në avantazh “qytetarët”.

Ky është titulli numër i shtatë i Sitit në Kupën FA, ndërsa “djajtë e kuq” vazhdojnë të qëndrojnë me 12 të tillë.

REZULTATI:

MAN. SITI 2-1 MAN. JUNAJTID

Gyndogan 1′, 51′ / B. Fernandesh (P) 33′