Teuta vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini ka në formë të mirë të gjithë grupin, përveç një lojtari. Bëhet fjalë për Jaksion Ferreria, i cili vijon periudhën e rikuperimit dhe akoma nuk është gati.

30 vjeçari brazilian ka luajtur këtë sezon 11 ndeshje në Superiore, 6 në arenën europiane, ndërsa 1 paraqitje numërohet në Kupë.

Rikthimi i tij do ishte një vlerë e shtuar për teknikun Martini, që do kishte në dispozicion një aset të rëndësishëm për prapavijën.

Teuta do përballet me krutanët e Kastriotit me datën 15 janar në orën 17.00, në sfidën që do vlejë për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. “Djemtë e detit” renditet në vendin e gjashtë./newsport/