Deian Boldor dhe Besnik Ferati, një ditë më parë u konfirmuan pozitivë me COVID-19, ndërkohë që më pas u testuan të gjithë lojtarët.

Nga rezultatet e testeve është mësuar se edhe tre lojtarë të tjerë janë infektuar, por emrat e tyre nuk jane bere te ditur.

Kështu, te Partizani do të mungojnë një numër i konsideruar lojtarësh në takimin e nesërm me Tiranën në derbi.

Kjo ndeshje është programuar të nisë prej orës 20:45. /abcnews/