Shqipëria është përfshirë nga një valë tërmetesh që kanë lënë pas dhjetra të vdekur dhe qindra të lënduar. Shqiptarët e çdo fushe janë bërë bashkë për të kontribuar me ndihma në këto orë të vështira.

Federata shqiptare e futbollit me në krye presidentin Duka, japin lajmin e mirë për të prekurit e tragjedisë.

Ditën e sotme kreu I FSHF ka pritur krerët e federatave të futbollit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në këtë takim mes Armand Dukës, Agim Ademit dhe Muamed Sejdinit është shprehur dëshira për të bashkuar forcat në rindërtimin e tre prej shtëpive të rënuara nga tërmeti.

Pra, tre federatat do të ndërtojnë nga një shtëpi. “Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti.

Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim.

Ne jemi një skuadër!”, mbyll postimin e tij Duka.