HomeKRYESORESituatë kaotike, presidenti i klubit italian dorëhiqet si shenjë proteste për vendimin...

Situatë kaotike, presidenti i klubit italian dorëhiqet si shenjë proteste për vendimin e federatës

Presidenti i Riminit Xhorxho Grasi është dorëhequr si shenjë proteste përsa i përket vendimit të sotëm të federatës italine për të mbyllur përfundimsiht Serinë C.

Rimini së bashku me Gozanon dhe Rietën ranë nga kategoria duke zbritur në Serinë D.

Arsyeja e dorëheqjes nga presidenti i Riminit është se skuadra e tij zbriti një kategori më poshtë edhe pse kishte pikë dhe golavarazh të njëjta me ekipin e Fanit.

Të dyja ekipet do ndesheshin në fushën e Riminit sipas kalendarit ku kishin mbetur edhe 11 sfida për tu luajtur.

Grasi konfirmon se Rimini do ndërmarrë çdo veprim ligjor dhe do ta apelojë vendimin në Komitetin Olimpik Italian.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments