Presidenti i Riminit Xhorxho Grasi është dorëhequr si shenjë proteste përsa i përket vendimit të sotëm të federatës italine për të mbyllur përfundimsiht Serinë C.

Rimini së bashku me Gozanon dhe Rietën ranë nga kategoria duke zbritur në Serinë D.

Arsyeja e dorëheqjes nga presidenti i Riminit është se skuadra e tij zbriti një kategori më poshtë edhe pse kishte pikë dhe golavarazh të njëjta me ekipin e Fanit.

Të dyja ekipet do ndesheshin në fushën e Riminit sipas kalendarit ku kishin mbetur edhe 11 sfida për tu luajtur.

Grasi konfirmon se Rimini do ndërmarrë çdo veprim ligjor dhe do ta apelojë vendimin në Komitetin Olimpik Italian.