Skandal! Me këto fjalë “Marca” spanjolle ka publikuar lajmin se Vilfried Nathan Douala është 17 vjeç dhe do të jetë ylli i kombëtares së Kamerunit në Kupën e Afrikës. Aftësitë e tij në futboll nuk vihen në dyshim, por spanjollët dyshojnë se ai nuk ka lindur realisht në maj 2006.
Kamerunasit pretendojnë se ai është 17 vjeç, ndaj e ftuan në kombëtare për Kupën e Afrikës, e cila do të luhet në Bregun e Fildishtë më 13 janar. Tifozët kamerunas janë të kënaqur me thirrjen e Doualas, duke thënë se janë shumë të lumtur që presidenti i shoqatës, i famshmi Samuel Eto, është shumë mirëkuptues me lojtarët e rinj dhe nuk ka frikë t’u japë një shans talenteve të reja.
Doulu aktualisht është duke luajtur për Viktoria Junajtid të Kamerunit dhe interesant është se ai nuk ka luajtur asnjëherë për ekipin kombëtar të të rinjve. Do ta pranoni, është pak e pazakontë që një 17-vjeçar i talentuar luan për kombëtaren A, pa luajtur për asnjë ekip të të rinjve.
“Ky është më i vjetër se trajneri Rigobert Song” është një nga komentet e shumta, pasi Kameruni njoftoi se Douala ndoshta do të jetë lojtari më i ri në Kupën e Afrikës.
“Pse e ke vënë një foto të babait, a e ke të tijën”, është edhe një nga komentet në faqen zyrtare të federatës.
“Mund të jetë 17 vjeç vetëm nëse ka filluar t’i bien flokët në moshën 4-vjeçare” komentuan fansat.
Ky nuk është skandali i parë për kamerunasit, kur bëhet fjalë për lojtarët dhe moshat. Djaual Kaiba raportohet se është 20 vjeç, luan për kombëtaren e të rinjve të Kamerunit, por kur u publikua fotografia shpërtheu sërish një skandal.
Me të rinj të tillë, të cilëve Eto u jep një shans, Kameruni është ndër kombëtaret më të reja në Kupën e Afrikës, e cila vetëm mund të forcojë pozicionin e saj. Sepse krahas rezultatit është i rëndësishëm edhe promovimi i lojtarëve të rinj, adoleshentëve si Nathan Douala, nga të cilët priten gjëra të mëdha.