Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESkandal para fillimit të Lojërave Olimpike, Gjermania braktis fushën pas thirrjeve raciste

Skandal para fillimit të Lojërave Olimpike, Gjermania braktis fushën pas thirrjeve raciste

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme turneu u futbollit në Lojërat Olimpikë në Japoni teksa protagonistë është bërë kombëtarja gjermane e 23-vjecarëve duke braktisur fushën e lojës pas thirrjeve raciste në dëm të futbollistit Xhordan Torunariga.

Gjithçka ndodhi në sfidën me Hondurasin teksa ndeshja ishte në barazim 1-1, 5 minuta para fundit “pancerat” kanë braktisur fushën si pasojë e thirrjeve raciste në fushë.

Pre e këtyre thirrjeve ka rënë futbollisti i Gjermanisë Xhordan Torunariga, i cili dyshohet se është thumbuar po nga kundërshtari i tij pasi ndeshja po luhej pa praninë e tifozëve.

Futbollisti i prekur, ka lënë fushën dhe pas tij kanë shkuar dhe shokët e skuadrës. Kombëtarja gjermane ka dalë më një sqarim zyrtarë, duke shkruar në “Twitter” fjalët: “Kur një nga lojtarët tanë abuzohet nga pikëpamja racore, të luash nuk është më një opsion”.

Lajmi ka bërë bujë të madhe pasi ky incident ndodh 1 javë para nisjes së Lojërave Olimpike duke çuar vëmendjen përsëri tek skandalet e përsëritura në kompeticione të tilla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments