Ecuria e mirë e Kastriotit në javët e fundit të kampionatit ka befasuar thuajse të gjithë opinionin sportive shqiptar. Ideja e shumëkujt në gjysmën e këtij sezonit ka qenë se krutanët, me problemet që e nisën atë, do të ishin një kandidaturë serioze për të rënë nga Superiorja.

Megjithatë, ndodhi ajo që nuk pritej dhe tashmë Kastrioti në renditjen e kampionatit po rrezikon edhe Vllazninë, për futjen në Kupat e Europës. I këtij mendimi është edhe gazetari i njohur i RTSH-së, Eno Skarço, teksa ai shkoi edhe më tej, duke u shprehur se nëse Kastrioti vazhdon me këtë ritëm në Europë do të shkojnë ata dhe jo Vllaznia.

“Me këtë vrull që ka Kastrioti, Vllaznia rrezikon shumë për Europën. Po vazhdoi kështu, në Europë shkon Kastrioti. Për nga rezultatet, me shumë mundësi për këtë lloj ritmi, shkon Kastrioti në vendin e katërt.

Më vjen keq që shohim në pozita të paafta Vllazninë për të bërë diçka në ndeshjet e fundit”,-tha gjatë prononcimit të tij, gazetari i RTSH, Eno Skarço.
Maringlen ZHIVANI