VAR- i po shfaq probleme kudo. Në Shqipëri javë pas jave ka kontestime për të, në Kosovë po e po, por ka edhe me keq. Ndeshja e mbrëmshme mes Portos dhe Aroucas ka prodhuar skena të rralla në futbollin profesionist.

Në minutat e fundit të ndeshjes, arbitri i takimit akordon një penallti në favor të Portos pasi sheh një rrëzim në zonë. Por mendimi i tij ndryshon përsëri pas komunikimit me sistemin VAR.

Monitori i VAR-it ka shfaqur probleme teknike, por arbitri ka gjetur një tjetër zgjidhje. Kryesori i takimit ka përdorur aparatin celular për të telefonuar dhomën e VAR-it. Pas konsultimit ka ardhur vendimi për të anulluar penalltinë.

Një skenë e pabesueshme që ka bërë menjëherë xhiron e mediave botërore. Ndërkohë Porto arriti të barazonte në minutën e 19 të shtesës, duke e përfunduar takimin me shifrat 1-1./Sport Ekspres/