Ne Ulqin ka marre rrjete projekti per ndertimin e stadiumit te ri dhe jo vetem. Siç eshte bere e ditur, Komuna ka hapur edhe konkursin nderkombetar per perzgjedhjen e projektit me te mire per ndertimin e ketij stadiumi dhe ai do te percaktoje edhe fituesin e tij muajin e ardhshem.

Por siç behet e ditur nga mediat e vendit fqinj, me 11 nentor po te ketij viti eshte caktuar data e vendosjes se gurit te pare ne themelet e stadiumit te ri, i cili do te financohet nga Federata Malazeze e Futbollit.

Nga ana tjeter, vete Komuna eshte duke punuar per ta shnderruar kete zone ne Plazhin e Madh si nje atraksion turistik dhe kjo do te shënoje fillimin e një faze të re në zhvillimin e turizmit sportiv në rivierën e Ulqinit.

Zona prej 77 mije metrash katror qe eshte caktuar per kete ndertim, parashikon perpos ndertimit te stadiumit, edhe ate te ndertimit te tre fushave ndihmëse dhe infrastrukturë tjetër mbështetëse sipas standardeve të UEFA-s. Synimi eshte per ta kthyer Ulqinin në një qendër sportive jo vetëm të karakterit vendor, por edhe ndërkombëtar.

Ideja eshte per te sjelle ne kete qytet ekipe te huaja per stervitje, ashtu siç ka ndodhur perpara shume viteve kur aty jane stervitur edhe ekipet e njohura te Crvena Zvezdes, Partizanit te Beogradit etj.

“Plazhi i gjatë me rërë dhe klima e butë e bëjnë Ulqinin veçanërisht tërheqës. Prandaj kushdo që vjen këtu thotë se mundet dhe duhet të jetë Antalia malazeze”- eshte shprehur presidenti i Klubit te Futbollit “Otrant” i Ulqinit Skender Rexha./SHKODRA-SPORT.COM/