Vllaznia dhe Kukesi kane zhvilluar 35 ndeshje deri me tani sa i takon kampionatit te Kategorise Superiore qe prej vitit 2012 kur kukesianet u ngjiten per here te pare aty dhe deri me sot. Ndoshta per shkodranet eshte e çuditshme kjo gje, por deri me tani, jane verilindoret qe kane nje avantazh me pozitiv ne keto perballje.
Nga keto 35 ndeshje te kampionatit, ekipi qe aktualisht drejtohet nga Rrahman Hallaçi, ka fituar 15 ndeshje. Vllaznia nga ana e saj ka fituar vetem 9, ndersa 11 takime te tjera jane mbyllur ne barazim. Golaverazhi sakaq eshte 41-31 po ne favor te kukesianeve.
Ne pamje te pare mund te duket i çuditshme nje bilanc i tille per vete historine 104 vjeçare te Vllaznise dhe te trofeve me te shumte te saj, por duhet thene se Kukesi i dekades se fundit ka qene nje realitet i bukur i futbollit shqiptar.
Per disa vite me rradhe, ai “beri ligjin” ne perballjet direkt me kuqeblute duke fituar si ne Kukes ashtu edhe ne Shkoder. Megjithate gjerat kane ndryshuar disi keto vitet e fundit dhe madje duhet thene se ne tre perballjet e fundit jane shkodranet qe kane fituar duke “e zbutur” disi bilancin.
Neser ne ora 16.00 ne “Loro BoriLi” do te luhet ndeshja e 36-te ne mes ketyre dy ekipeve dhe Vllaznia sigurisht qe do te kerkoje fitoren, per te ruajtur distancen me kreun, por edhe te koleksionuar fitoren e 10-te ne perballjet direkte me kete ekip./SHKODRA-SPORT.COM/
BILANCI I PERBALLJEVE VLLAZNIA- KUKESI:
35 ndeshje, 9 fitore Vllaznia, 11 barazime, 15 fitore Kukesi. Golaverazhi 31-41