Skënderbeu do të presë në shtëpi skuadrën e Vllaznisë për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 27-të të Superiores. Një duel që do të startojë në orën 17:00, me skuadrat që janë të detyruarq vetëm për fitoren.

Vendasit kërkojnë të “blindojnë” vendin e tyre në “Final – Four”, teksa do të luftojnë deri në fund me Tiranën dhe Dinamon, ndërsa nga krahu tjetër shkodranët pas barazimit të Egnatias synojnë t’i afrohen me 2 pikë kryesuesve.

Një duel i gjithi për t’u shijuar ku spektakli dhe emocionet pritet të jenë të shumta. Është një nga ndeshje me rivalitet në Superiore, e cila gjithashtu mbar dhe shumë histori me vete. Pavarësisht formës aktuale që po kalojnë dy skuadrat, janë korçarët që dominojnë ndaj kuqebluve.

Këto dy skuadra kanë zhvilluar 43 ndeshje ndaj njëra tjetër në “Abissnet Superiore”, ku 22 janë fituar nga korçarët, 16 herë ka triumfuar Vllaznia dhe në vetëm 5 raste kjo sfidë me traditë ka përfunduar në barazim. Mbetet të shihet se në cilën ana do të shkojë sfida e sotme, e cila do të jetë e luftuar deri në sekondat e fundit të ndeshjes./newsport/