Skënderbeu-Teuta është sfida që do të mbyll javën e 18-të të Superligës. Ndeshja do të luhet në orën 16:45 dhe do të zhvillohet në “Elbasan Arena” për shkak se stadiumi i Korçës ështëi mbuluar nga bora. Pas ndeshjes së Kupës të dyja ekipet do të përballen sërish, por këtë herë për kampionat.
Korçarët edhe në këtë ndeshje do të kenë mungesa pasi Vitija, Randi dhe Moraes nuk janë rikuperuar ende, ndërsa Teuta vjen e plotë në këtë sfidë.
Memelli dhe Arapi kanë skicuar tashmë formacionet që do të hedhin në fushë dhe te Skënderbeu pritet të ketë ndryshime nga sfida e fundit, kurse Teuta do të jetë pothuajse njësoj.
Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Shehi, Sadriu, Bajrami, Zguro, Mara, Vicktor, Vangjeli, Berisha, Mensah.
Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Ivanovic, Kotobelli, Aleksi, Daja, Acquah, L.Vila, Hebaj, E.Vila.