Momenti më kulmor i ndeshjes së djeshme ishte penalltia e dhënë për Vllazninë. Në minutën e 71-të, Krymi u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së Kodrës dhe Prodanit. Arbitri kryesor, Ardian Beqiraj, hezitoi të jepte 11-metërsh, por menjëherë pasi aksioni u ndal, u sinjalizua nga VAR-i.

Pamjet filmike treguan se ndërhyrja e Kodrës ishte e parregullt dhe kësisoj, Beqiraj vendosi të jepte penallti për Vllazninë, duke u shpëtuar nga VAR-i në këtë rast.

Mirëpo, në minutën e 40-të, arbitri kryesor dhe VAR-i gabuan në një aksion premtues të Kastriotit, ku Adili preku topin me dorë dhe duhet të ndëshkohej me të kuq. Çuditërisht ky rast u anashkalua nga gjyqtarët.

Ndërsa në kohën shtesë Adili mori të verdhën e dytë për kontestim të arbitrit, te cilet mesa duket e konsideruan te pavullnetshme prekjen e topit me dore nga mbrojtesi i Vllaznise.