Në fundjavë luhet klasikja e futbollit shqiptar, Dinamo-Vllaznia, e cila i gjen këto dy ekipe në Kategorinë e Parë. Në fakt, kjo është sfida e dytë në inferior për këto dy ekipe që janë edhe historia e futbollit shqiptar.

Si Dinamo ashtu edhe Vllaznia kanë së bashku 50 trofe. Blutë kanë 33 trofe (18 tituj kampionë, 13 kupa të shqipërisë si dhe 2 superkupa).

Kurse Vllaznia në total ka 17 trofe (9 tituj kampionë, 6 kupa shqipërie si dhe 2 superkupa). Pra, një sfidë me të vërtetë interesante, ku pritet që të jetë edhe një “kornizë” për Kategorinë e Parë, aq më tepër që janë dy ekipe pretendente dhe me kualitete nga Superiorja në gjirin e vet.

Por, janë tifozët e Dinamos, ata të cilët i kërkojnë drejtuesve që këtë sfidë ta zhvillojnë në një stadium në kryeqytet, në mënyrë që sfida të ketë tjetër vlerësim, pasi “Blue Boys” premtuar pjesëmarrje masive. Pritet që të ketë edhe mysafirë nga Shkodra…/vipsport/