Paraditen e sotme u tha se ndeshja Kukesi- Skenderbeu do te luhet diten e premte ne oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres por nuk do te ndodhe keshtu. Kukesianet duket se kane ndryshuar mendjen dhe kane zgjedhur stadiumin e Kamzes per ta luajtur kete takim te rendesishem.

Konfirmimin e ka dhënë vetë klubi i Kuëksit, që me anë të faqes së tij zyrtare ka bërë të ditur stadiumin dhe orarin ku do të zhvillohet kjo ndeshje.

Kukësi ka luajtur disa ndeshje në stadiumin e Kamzës, ku mbështetja e tifozëve është më e madhe se në Elbasan apo në Shkodër. Ne fakt kjo eshte mese e drehte sepse te launte ne “Loro Bori☼i” dhe per me teper ne oren 18.00 nuk perfitonte ndonje gje ngaqe tifozet kukesiane veshtire se do te udhetonin per ne Shkoder.

Per kete arsye, ka zgjedhur te luaje ne Kamez ku pritet te kete me shume tifoze. Kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme dhe padyshim qe Kukesi do te kerkoje fitoren.