U largua nga Vllaznia verën e vitit të kaluar kur sapo ishte shpallur kampion me ekipin U19 të saj. Kaloi në Maltë tek skuadra e njohur e këtij vendi La Valletta, me të cilin doli edhe kampion, ndonëse kontributi i tij këtë sezon ka qenë modest.

Sulmuesi shkodran Ildi Gruda ndërkohë është shfaqur si protagonist në ndeshjen e kombëtares U20 të Shqipërisë në miqësoren që ajo zhvilloi në Francë ndaj Katarit. 20 vjeçari ka shënuar golin e barazimit për kuqezinjtë tanë dhe kjo e ka bërë atë të ndjehet mirë.

Në një prononcim për “Shkodra Sport”, Gruda do të na rrëfente emocionet e këtij goli, por njëkohësisht do të shpaloste edhe disa nga planet e tij për të ardhmen. Ja intervista me të:

– Gruda, urime për golin e djeshëm me kombëtaren U20…

– Shumë faleminderit!

– Çfare ndjesie perjetove kur pe qe topi perfundoi ne rrjete?

– Mund te them se ishte nje emocion shume i veçante pasi ishte goli im i pare me fanellen e kombtares
Ishte nje ndjesi e papershkrueshme me fjale.

– Dhe per me teper, me ate gol i dhate barazimin kombetares tone…

– Pikerisht edhe per kete fakt ky gol merr edhe nje rendesi me te madhe pasi i dha nje rezultat pozitiv ekipit kombetar.

– Si e shikon te ardhmen me kombetaren dhe me klubin aktual?

– Te ardhmes nuk i dihet kurre qe te jap nje parashikim te sakte. Por di te them se gjithmone do jap maksimumin per klubin, ne cilindo te luaj dhe padiskutim qe per kombetaren do jem gjithmone i gatshem.

– Me skuadrën tuaj- La valletten, si te ka shkuar ky sezon?

– Personalisht mund ta quaj nje sezon pozitiv, pasi ishte viti im i pare jashte Shqiperise dhe duhej te pershtatesha me nje futboll tjeter. Ekipi me ka pritur ne menyren me te mire te mundshme dhe kete sezon eshte shpallur kampion. Ne sezonin tjeter shpresoj te luaj shume me teper dhe tashme mendoj se e kam kaluar periudhen e ambientimit prandaj do jem i gatshem qe te jap kontributin tim.

Ne kampionatin qe sapo perfundoi, kam marre pak minuta pasi ekipi prendonte fitimin e te gjithe trofeve. Jam aktivizuar edhe ne disa ndeshje te kupes. Per te mos humbur ritmin, drejtuesit kane vendosur te luaj me te rinjte ku edhe kam shenuar 10 gola.E thashe, ka qene nje sezon jo i keq por une pres shume prej atij qe vjen, per te treguar vlerat e mia edhe ne Malte.
Gjergj KOLA