Nuk behet fjale per asnje njeri qe ka mbiemrin TOPI, te kete lidhje me kete skice humoristike. Eshte fjala per topin e futbollit, i cili ne keto dite kur futbolli eshte ne karantine edhe ai ka mbetur i vetmuar, nuk ndjen me embelsine apo egersine e goditjes se tij drejte rrjetes se portes.

Si te gjithe. edhe topi i eshte detyruar t’i beje sehir stadiumeve te botes, ashtu si te gjithe futbollistet. Por ne kete karantine ai po ndjehet jo vetem i braktisur, por edhe i ofenduar.

Topi qe u vue ne levizje qe me 1857 ne Angli, ku u themelue klubi i pare ne Bote per futbollin, SHEFFIELD F.C. dhe me vone u shkelmua ne ndeshjen e pare nderkombetare ne Skoci, me30 nentor, 1878 ne takimin Skoci_Angli 0-0, sot e ndjen vehten shume te ofenduar.

Futbollistet per te hequr mallin e dashurine per topin, filluan ne ambjentet e shtepise te gjejne nje tjeter menyre argtimi duke luajtur me topin prej letrave higjenike.

Nuk e di se kush e filloi i pari, por kur ai, pra topi pa dhe futbollistin nr.1 te Botes, Messin te xhongloje ne prani te femijeve te tij topin e letres higjenike, me pas dhe Neymar dhe nje tjeter brazilian fantazist Kaka, atehere ai topi i futbollit u revoltue jashte mase. Dhe per kete, ka bere nje ankimim FIFA dhe UEFA.

1-Messit t’i hiqet nje “Top i Arte” dhe t’i jepet Ronaldos (sigurisht me marveshje me FRANCE FOOTBALL ne Paris)

2-Neymar sado qe do te perpiqet te fitoje kete trofe, une topi e kam ne dore t’i afroje nje deshire te tille, por per 2022 edhe nese Brazili do te fitoje Kupen eBotes, atij t’i hiqet e drejta per t’i dhene nje trofe ne emrin tuaj, pra nga Fifa dhe UEFA.

3-Kaka nuk do ta kete bere me qellim nje gje te tille se e di karakterin e tij, te merret vetem nje paralajmerim.

4-Dy organet e qeverisjes se futbollit te marrin shembull nga Suedia, Rusia e Bjellorusia se si respektohem une topi, qe eshte endrra e pare e çdo femije te merret me mua.

5-FIFA DHE UEFA te mos humbin kohe dhe t’i transferojne te gjithe kampionatet dhe Kupat atje.

Me rrespekt TOPI, qe pa mua ekranet i ka pushtuar vetem KORONOVIRUSI.
Namik Mehmeti, Firenze