Në fakt, gjatë kësaj periudhe në Kukës është folur vetëm për largime, të cilat kanë lënë një “gropë” jo të vogël në skuadër. Për ta nisur me golashënuesin Patrik Eze dhe duke vijuar me mesfushorin Vesel Limaj.
Më herët u larguan edhe Numan Kurdiç dhe Gudberg Kuper, si edhe Mehdi Hetemaj dhe Mate Tsintsadze. I pari që ndërpreu marrëdhënien disa javë para mbylljes së kampionatit ishte edhe braziliani Leira.
Mësohet se kësaj liste do t’i shtohen edhe të tjerë dhe drejtuesit do të mbajnë në skuadër vetëm ata që do të jenë pjesë e projektit të ri.
Por nderkohe tek Kukesi kane filluar edhe afrimet e lojtareve dhe i pari qe i eshte bashkuar kesaj skuadre duket se eshte mesfushori Ardit Hila.